Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre.
Tch raporton se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë.
Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar pranë ka marrë flakë, bashkë koshat e mbeturinave.
Pas disa minutash, në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja për të evituar djegien e gjithë godinës.