Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Nura: Dëmet nga përmbytjet janë me miliona euro

​Nura: Dëmet nga përmbytjet janë me miliona euro

Përmbytjet në Skenderaj që shkaktuan dëme në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe automjete, tejkalojnë vlerën miliona euro, kështu theksoi kryetari i kësaj komune Fadil Nura.

Ai theksoi se janë formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve.

Për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj, ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili kërkoi nga qeveria kompensimin e miliona euro të shkaktuara nga përmbytjet e djeshme.

“Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Dëmet materiale kapin shumën milionë euro, për çka kërkoj nga qeveria kompensimin e tyre”, tha ai. /TV Arbëria