Gërvalla udhëton drejt Kanadasë, do të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar...

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BBC shkruan për rekrutimet e Wagner në Serbi

Extra AL PVC

Një video e publikuar nga mediat në Rusi se vullnetarë serbë stërviten për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë, ka nxitur reagim në Serbi. Grupi mercenar i Rusisë, Wagner, realizoi videot në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi se kjo ishte kundër ligjeve të vendit të tij.

“Pse ju, nga Ëagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”, tha ai.

“Kritikët shpesh e akuzojnë Serbinë se i jep përparësi miqësisë së saj të gjatë me Rusinë mbi ambicien e saj për t’u bashkuar me BE”, shkruan BBC.

Duke lënë të kuptohet për marrëdhëniet më pak se rozë me Moskën, presidenti Vuçiç tha se Serbia jo vetëm që ishte “neutrale” në lidhje me luftën në Ukrainë, por se ai nuk kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin për shumë muaj.

“Në Beograd, ku muralet provokuese janë jashtëzakonisht të zakonshme, emblema e kokës së vdekjes së Wagnerit u shfaq në një mur në qendër të qytetit javën e kaluar. Ai u viztua nga Patrullat Popullore, një organizatë e krahut të djathtë ekstrem, e cila më parë ka organizuar mitingje pro-ruse me pjesëmarrje të rrallë”, shkroi BBC.

Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për të ruajtur “neutralitetin” në agresionin rus në Ukrainë, lidhjet e tyre me Rusinë e kanë bërë të pamundur të fshihet animi serb nga Rusia.

Serbia, edhe pse një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nuk ka pranuar asnjëherë të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe të sanksionojë Rusinë. Madje, në kohën kur të gjithë dënojnë Rusinë, Serbia firmoni një marrëveshje për politikë të jashtme me Rusinë.

Nuk kanë munguar as deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë që vendi i tyre duhet të jetë në krah të Rusisë.

Madje rrugëve të Beogradit shpeshherë pas fillimit të luftës në Ukrainë ka pasur marshe në mbështetje të Putinit dhe Rusisë dhe thirrje kundër Kosovës dhe shteteve perëndimore dhe NATO-s. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gërvalla udhëton drejt Kanadasë, do të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar...

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...

Dodik lëshon një deklaratë pa asnjë dëshmi: U planifikua likuidimi im dhe i Vuçiqit

Presidenti i RS Milorad Dodik është lëshuar në aventura...

Gërvalla udhëton drejt Kanadasë, do të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të...

Dejona Mihali mediave pasi doli nga Prokuroria Speciale: Kam ardhur për zbardhjen e së vërtetës

Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale. Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7. “Kam ardhur për zbardhjen...

Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, i tha RTV21 se si komision kanë marrë raporte...