Blog Post

Arbëria TV > Featured > E mitura shtatzënë, arrestohet i dyshuari për dhunim në Prishtinë

E mitura shtatzënë, arrestohet i dyshuari për dhunim në Prishtinë

Një burrë dje u arrestua për dhunim në Prishtinë, ndërsa e mitura raportohet se është shtatzënë.

Policia informoi se rasti i dhunimit ka ndodhur në tetor të vitit 2022.

“Me datë 19.01.2023 ankuesja femër sh/k është paraqitur në stacion policor së bashku me viktimën femër sh/k, të mitur, pasi kishte kuptuar se e njëjta (e mitura) ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër në prani të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, bëri të ditur Policia. /TV Arbëria