Chelsea është shumë afër që të finalizojë edhe transferimin e radhës pas blerjes 100 milionë euro të Mykhailo Mudryk.
Todd Boehly nuk e ka ndërmend që ta ndalë shpenzimin e parave te Chelsea, ku ka arritur marrëveshje me PSV për anësorin e sulmit, Noni Madueke, raporton TV Arbëria.
Madueke momentalisht i është nënshtruar testeve të rëndësishme mjekësore si lojtar i ri i Chelseat, pasi që arriti në Londër mbrëmë.
Kontratat janë duke u kontrolluar dhe më pastaj marrëveshja do të kompletohet me PSV Eindhoven në një transferim që kap tarifën e 35 milionë eurove.