Ramush Agushi ka bërë të ditur se ka marrë lajme të mira pas takimit me onkologun dhe kirurgun, ku rezultatet kanë treguar se sëmundja e tij ka pësuar regres të madh.
Përmes një postimi, Agushi ka shprehur gëzimin dhe shpresën pas një rruge të vështirë, të shoqëruar me dhimbje, kimioterapi dhe sfida të shumta.
Ai ka falënderuar Zotin, mjekët dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me lutje, dashuri dhe mbështetje.
“Lufta vazhdon, por sot kam një arsye më shumë për të buzëqeshur dhe për të besuar në ditë edhe më të mira”, ka shkruar Agushi.
Në fund, ai ka përcjellë një mesazh shprese për të gjithë ata që po përballen me sëmundje, duke u uruar shërim dhe forcë.