Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Rama tha se letra e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare e dërguar dje ka vënë në pah vonesat dhe mospërmbushjen e detyrimeve që rrezikojnë organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.
Ai tha se kjo nuk është letra e parë dhe është vazhdimësi e paralajmërimeve që kanë ardhur prej muajsh të cilat ai thotë se nuk kanë marrë përgjigjjen e duhur nga Qeveria.