Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Tetë vjet burgim për të akuzuarin për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

Tetë vjet burgim për të akuzuarin për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallë aktgjykimin ndaj të akuzuarit B.S., i cili është dënuar me tetë vjet burgim për veprat penale të trafikimit me njerëz dhe lëndimit të lehtë trupor.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të akuzuarit i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej tetë vjetësh.

Po ashtu, atij i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

I akuzuari është obliguar të paguajë 200 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Këto pagesa duhet të bëhen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Ndërkaq, pala e dëmtuar, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.