Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident trafiku në Komoran të Drenasit, vetura mbetet e shkatërruar në mes të rrugës

Aksident trafiku në Komoran të Drenasit, vetura mbetet e shkatërruar në mes të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Komoran të Drenasit, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Aksidenti ka ndodhur përballë stacionit policor në Komoran, ku një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i dëmtuar rëndë, i mbetur në mes të rrugës.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Po ashtu, nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar tek aksidenti.