Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

Harry Kane është pranë vazhdimit të qëndrimit te Bayern Munichu, pasi ka arritur marrëveshje në parim me klubin gjerman për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, raporton gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.

Sulmuesi anglez ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët gjermanë, ndërsa palët janë duke i diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në vitin 2027, por rinovimi i mundshëm do ta mbante atë në “Allianz Arena” edhe për dy sezone të tjera.

Kane iu bashkua klubit bavarez në verën e vitit 2023, kur u transferua nga Tottenham Hotspur, dhe që nga atëherë është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.