Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Në luftë të plotë me vlerat kuranore”, Mehmetaj kritikon “paqartësinë” Kurtit për Kodin Civil

“Në luftë të plotë me vlerat kuranore”, Mehmetaj kritikon “paqartësinë” Kurtit për Kodin Civil

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me debatin për Kodin Civil, i cili u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës mes tij dhe deputetit Eman Rrahmani.

Mehmetaj ka thënë se Kurti duhet të deklarohet qartë nëse i mbështet nenet e kontestuara të Kodit Civil, në vend që të shmangë një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje.

“Ti veç del një herë, bëhu i sinqertë! Kallxo që je për këto. Mos e merr në gojë më Kuranin ti, se kjo është në kundërshtim të plotë, në luftë të plotë me vlerat kuranore. Kjo është hipokrizia e tij”, ka deklaruar Mehmetaj.

Sipas Mehmetajt, Kurti duhet të dalë publikisht dhe të tregojë nëse është pro dispozitave të kontestuara të Kodit Civil, e jo të shmangë qëndrimin e tij për to.