Gjatë ditës së sotme kreu i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh Kosova rrezikon të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Mirëpo lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Sportit, Blerim Gashani. Ai është shprehur se Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur.
Më tutje ai thotë se puna për organizimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor sportiv mbetet i plotë dhe i palëkundur.
E nuk ka vonuar kundërpërgjigja e Ramës. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë Ministër përktheje lëtrën.