Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu rikthen në vëmendje paralajmërimin e 22 majit: “Nuk bëhen teste me të ardhmen tonë!”

Qëndrim Kryeziu rikthen në vëmendje paralajmërimin e 22 majit: “Nuk bëhen teste me të ardhmen tonë!”

Qëndrim Kryeziu ka publikuar sot një reagim kritik ndaj klasës politike, duke rikujtuar rëndësinë e vendimmarrjes dhe të ardhmes së vendit.

Në një shkrim të publikuar më 22 maj të këtij viti, Kryeziu kishte paralajmëruar për rrezikun që Kosova të humbiste organizimin e Lojërave Mesdhetare, nëse deri në vitin 2028 nuk përfundonte infrastruktura e nevojshme sportive.

Ai kishte theksuar se ndërtimi i fshatit olimpik, stadiumit të ri dhe objekteve të tjera sportive po vonohej, duke vlerësuar se nevojiteshin së paku 250 milionë euro investime për realizimin e projektit.
Kryeziu kishte kritikuar Qeverinë për mungesën e progresit në këtë drejtim, duke e cilësuar organizimin e Lojërave Mesdhetare si një mundësi historike për Kosovën.

Në reagimin e sotëm, ai përdori shprehjen “Nuk bëhen teste me të ardhmen tonë!”, duke kritikuar atë që e cilësoi si mungesë të përvojës dhe të aftësisë në udhëheqjen e vendit.

Mesazhi i tij i sotëm vjen në vazhdën e kritikave të mëhershme për mënyrën se si po qeveriset Kosova dhe për pasojat që, sipas tij, mund të ketë kjo për të ardhmen e vendit.