Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Raportohet se komandanti i forcave të rendit në Shkodër është në gjendje të rëndë pasi mori plagë në kokë

Raportohet se komandanti i forcave të rendit në Shkodër është në gjendje të rëndë pasi mori plagë në kokë

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Top Channel.

Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon jetën duke qenë se ka një plagë të rëndë në kokë.

Komandanti u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës.

Gjatë një përleshje me efektivët, punonjësi i policisë Fasli Rama mori goditje të fortë në kokë duke qenë në gjendje të rëndë për jetën.