Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pjerin Ndreu: Me shkatërrim nuk ndërtohet e ardhmja, dhuna nuk është alternativë politike

Pjerin Ndreu: Me shkatërrim nuk ndërtohet e ardhmja, dhuna nuk është alternativë politike

Pjerin Dreу ka kritikuar protestën e opozitës në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një skenar të shkatërrimit të organizuar nga Sali Berisha dhe militantët e tij.

Dreu ka akuzuar deputetët e Partisë Demokratike për organizimin e veprimeve të dhunshme, duke thënë se gjatë protestës janë dëmtuar semaforët, ndriçimi publik, kamerat, bizneset private dhe madje edhe flamuri i Vatikanit.

Sipas tij, në mungesë të ideve, programeve dhe alternativave politike, opozita po përpiqet të krijojë frikë përmes dhunës dhe shkatërrimit.

“Me shkatërrim nuk ndërtohet e ardhmja!”, ka shkruar Dreu.

Ai ka kritikuar edhe Policinë e Shtetit për mënyrën e organizimit dhe menaxhimit të situatës, duke ngritur shqetësime për mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe kushtet në të cilat, sipas tij, u lanë efektivët policorë gjatë protestës.

Në të njëjtën kohë, Dreu ka vënë në pikëpyetje edhe disa veprime të policisë, të cilat i ka cilësuar si joprofesionale dhe tejkalim të masës.

Ai ka theksuar se protesta është e drejtë demokratike, por dhuna dhe shkatërrimi nuk mund të konsiderohen alternativë politike.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt për t’u djegur sa herë që dikush humbet pushtetin apo shpresën për ta rimarrë atë”, ka deklaruar Dreu.

Në fund, ai ka përsëritur kritikat ndaj Berishës dhe mbështetësve të tij, duke thënë se shkatërrimi i pronës publike e private nuk sjell besimin e qytetarëve.

“Alternativa që nuk ndërton asgjë, por shkatërron gjithçka, nuk është alternativë. Është dëshpërim politik!”, ka përfunduar Dreu.