Një lajm i trishtë ka prekur familjen, të afërmit dhe miqtë e Albert Krapit, 36-vjeçarit nga fshati Shkarashnik i Komunës së Malishevës, i cili jetonte dhe punonte në Slloveni.
Sipas informatave të bëra të ditura, Alberti ka ndërruar jetë pas një infarkti, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar të afërmit dhe bashkëvendësit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit.
