Gazetari Vehbi Kajtazi i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj.
Mehmetaj, gazetar dhe themelues i mediumit Vox Kosova, u përball me kërcënime për vrasje nga ish-deputeti Gani Geci. Geci u ndalua të martën dhe u dërgua në paraburgim një ditë më vonë
Kajtazi ka thënë se shteti duhet të ndërmerret jo vetëm për sigurinë individuale të Mehmetajt, por për të mbrojtur vetë reputacionin dhe përgjegjësinë e shtetit.
“Shteti, sot duhet t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj. Jo për ta mbrojtur Lirimin, por për ta mbrojtur veten, nëse i ndodhë diçka Lirimit”, ka deklaruar Kajtazi
Më tej, gazetari Kajtazi ka vlerësuar lart figurën e Mehmetajt për imazhin e gazetarisë në vend.
“Lirimi është gazetar. Ai përfaqëson fjalën e lirë më shumë se secili prej nesh”, ka përfunduar ai. /Paparaci.com