Urim Buzhala ka reaguar pas emërimit të Viktor Buzhalës në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
Në një shkrim publik, ai ka shprehur respekt për portalin Reporteri.net, duke vlerësuar se lajmet i trajton me korrektësi, pa paragjykime, etiketime dhe interpretime të panevojshme.
“Gazetaria nuk matet me zhurmën që krijon, por me përgjegjësinë ndaj së vërtetës”, ka shkruar Buzhala.
Në fund të mesazhit, ai i ka uruar Viktor Buzhalës suksese në përgjegjësinë e re.