Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Posa u lirua nga ndalimi policor telefonoi dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet sërish gjakovari

Posa u lirua nga ndalimi policor telefonoi dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet sërish gjakovari

Një person është arrestuar nën dyshimin se sapo ishte liruar nga ndalimi policor, kishte telefonuar dhe kërcënuar bashkëshorten.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Gjakovë dhe u iniciua si “Dhunë në familje”. I dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Gjakovë 13.10.2026 – 17:00. Është raportuar se bashkëshorti-i dyshuari mashkull kosovar, posa ishte liruar nga ndalimi policor e kishte telefonuar dhe kërcënuar viktimën-bashkëshorten. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.