Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident i rëndë te Kulinat, vetura përfundon në kanal

Aksident i rëndë te Kulinat, vetura përfundon në kanal

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur te Kulinat në Podujevë, ku një veturë ka dalë tërësisht nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Nga pamjet që posedon Indeksonline, shihet vetura e cila ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa një kamion për autobartje është parë në vendin e ngjarjes duke e nxjerrë atë nga kanali.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për shkaqet që çuan në këtë aksident./Indeksonline/