Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjenden mbi 26 mijë franga zvicerane në një veturë në Vërmicë, rasti po hetohet si shpëlarje parash

Gjenden mbi 26 mijë franga zvicerane në një veturë në Vërmicë, rasti po hetohet si shpëlarje parash

 Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit të një veture me targa vendore, janë gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane.

Sipas Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërkaq rasti u iniciua si “Shpëlarje parash”.

“Fsh. Vërmicë 12.10.2026-21:15.  Policia gjatë patrullimit kanë hasur në dy automjete njëra me targa vendore dhje tjetra të Shqipërisë drejtuar nga meshkuj njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit në automjetin me targa vendore janë gjetur një shumë parash prej 26.900 franga zvicerane. Palët janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtutjeshme.”, thuhet në raportin e policisë.

Rreth 26 mijë e 900 franga zvicerane janë gjetur gjatë kontrollit policor të një automjeti në fshatin Vërmicë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Shqipërisë.

Automjetet drejtoheshin nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, policia ka gjetur shumën prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.

Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Rasti është iniciuar si “Shpëlarje parash”.