Deputetja Bajrami: Emigrimi e zvogëloi papunësinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po...

Raporti i ekspertëve për punësimet në MPJD përplasë pozitën me opozitën

Prezantimi i raportit të ekspertëve për nivelin e menaxhimit...

Kosova e Shqipëria me “Pikë uji” e tematikë korrupsionin, synojnë Oscarin

Ka përfunduar konferenca për media që është thirrur për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SHBA i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve

Extra AL PVC

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve. Aty përfshihen qindra pajisje të armatosura dhe ndihmë shtesë për sistemin ajror të Ukrainës.

Në ndihmën e fundit përfshihen 59 pajisje luftarake Bradley dhe 90 transportues të blinduar Stryker, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Në ndihmën e fundit përfshihen edhe sistemet raketore HIMARS, sistemet për mbrojtje ajrore Avenger, mijëra predha të artilerisë dhe 2.000 raketa, ka thënë mes tjerash Departamenti i Mbrojtjes.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar, raporton Radio Evropa e Lirë.

Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.

Pas shqetësimeve se forcat ruse mund të rigrupohen dhe të nisin sulm të madh në javët në vijim, Ukraina është duke kërkuar më shumë ndihmë për të luftuar pushtimin rus.

Përgjatë udhëtimit të tij në Uashington, në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Kongresit amerikan se ndihma për Ukrainën është investim në demokraci dhe nuk është bamirësi.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Deputetja Bajrami: Emigrimi e zvogëloi papunësinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po...

Raporti i ekspertëve për punësimet në MPJD përplasë pozitën me opozitën

Prezantimi i raportit të ekspertëve për nivelin e menaxhimit...

Kosova e Shqipëria me “Pikë uji” e tematikë korrupsionin, synojnë Oscarin

Ka përfunduar konferenca për media që është thirrur për...

Deputetja Bajrami: Emigrimi e zvogëloi papunësinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e mohon kategorikisht se shkalla e papunësisë në Kosovë ka rënë në 4%, siç po...

Raporti i ekspertëve për punësimet në MPJD përplasë pozitën me opozitën

Prezantimi i raportit të ekspertëve për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...

Kosova e Shqipëria me “Pikë uji” e tematikë korrupsionin, synojnë Oscarin

Ka përfunduar konferenca për media që është thirrur për filmin “Pikë uji”, me të cilin Shqipëria po synon të shkojë në “Oscars 2025”.Producenti i...