Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Presidentja Shiroka-Pula kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Presidentja Shiroka-Pula kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Në takim, Presidentja ka theksuar se Republika e Kosovës e çmon lart mbështetjen bipartizane e të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleates strategjike dhe partneres së pazëvendësueshme.

Në këtë kontekst, Presidentja ka potencuar nevojën e rikthimit të menjëhershëm të Dialogut Strategjik si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.