Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar sërish lidhur me postimin e tij për Fatos Gecin, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta fshijë apo ta ndryshojë atë.
Përmes një statusi në Facebook, Mehmetaj ka deklaruar se postimi i publikuar një ditë më parë do të mbetet i pandryshuar, pasi, sipas tij, përmbajtja e tij është e vërtetë.
“Ky postim vazhdon të mbetet i njëjtë siç është publikuar dje, sepse ky postim është i vërtetë”, ka shkruar Mehmetaj.
Ai ka theksuar se as këtij postimi dhe asnjë postimi tjetër të tij nuk do t’i hiqet asnjë shkronjë, duke lënë të kuptohet se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e shprehura publikisht
Mehmetaj ka paralajmëruar gjithashtu se do të vazhdojë të merret me atë që ai e cilëson si analfabetizëm publik, duke veçuar në reagimin e tij edhe “analfabetët e pushtetit”.
“Unë do të vazhdoj merrem me secilin analfabet që provon të gënjejë e mashtrojë publikisht, siç jam marrë deri më sot. Veçanërisht me analfabetët e pushtetit”, ka deklaruar ai.