Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim, për këtë kemi rritur edhe buxhetin

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,...

Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Liban nuk u shitën nga Bullgaria

Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pejxherë të...

Aksidentohen tri vetura në Prishtinë

Sot ka ndodhur një aksident mes tri veturave në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Komandanti i KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Extra AL PVC

“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, tha komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, në takimin e krerëve ushtarakë të NATO-s në Bruksel.

Takimi dyditësh i komitetit ushtarak të NATO-s, organi më i lartë i aleancës veri-atlantike, është udhëhequr nga shefi i këtij komiteti, admirali Rob Bauer, dhe kanë marrë pjesë edhe komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Christopher Cavolli dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformim, gjenerali Philippe Lavigne.

Admirali Bauer tha se ushtarët në uniformë të KFOR-it janë duke e bërë maksimumin në ruajtjen e paqes, por sipas tij, përgjigja nuk duhet të jetë vetëm mbi ushtarët, ngase “ka nevojë për përgjegjësi politike”.

Situata në Kosovë ka qenë temë ditën e dytë të këtij takimi, ku kanë marrë pjesë edhe krerët ushtarakë të vendeve që kanë ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë, e të cilat nuk janë anëtare të NATO-s.

Komandanti i KFOR-it ka përsëritur qëndrimin se ky mision është i gatshëm dhe ka kapacitetet e nevojshme të veprojë nëse duhet.

“Për aq kohë sa do të ketë rritje të tensioneve, pasiguria në mesin e popullatës eskalon. Një incident i vetëm rrezikon të dëmtoj arritjet e disa viteve në krijimin e paqes dhe sigurisë”, tha ai.

KFOR-i ka më shumë se 3.700 ushtarë në Kosovë, një numër i konsiderueshëm i të cilëve vinë nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s./REL

 

spot_img

Të fundit

Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim, për këtë kemi rritur edhe buxhetin

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,...

Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Liban nuk u shitën nga Bullgaria

Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pejxherë të...

Aksidentohen tri vetura në Prishtinë

Sot ka ndodhur një aksident mes tri veturave në...

Dodik mori një ftesë, ai shkon në samitin e BRICS: Ndoshta do të vendosen disa sanksione të reja ndaj meje

Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës i njësisë së RS...

Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim, për këtë kemi rritur edhe buxhetin

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se synim i Qeverisë është ngritja e cilësisë në arsim. Për këtë, Nagavci...

Sofja pretendon se pejxherët që shpërthyen në Liban nuk u shitën nga Bullgaria

Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pejxherë të llojit që shpërthyen të martën në Liban dhe Siri. Për më tepër, kompania bullgare “Norta Global...

Aksidentohen tri vetura në Prishtinë

Sot ka ndodhur një aksident mes tri veturave në Prishtinë, saktësisht tek ambasada e Amerikës, raporton TV Arbëria. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia...