Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Shiroka-Pula takon ambasadorin e Shqipërisë, kërkon për rritje të koordinimit në politikën e jashtme

Presidentja Shiroka-Pula takon ambasadorin e Shqipërisë, kërkon për rritje të koordinimit në politikën e jashtme

Presidentja Justina Shiroka-Pula e ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malajn.

Presidenca tha në një njoftim për media se “Ambasadori Malaj e uroi Presidenten për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve”.

Shiroka-Pula, ndërkaq, “theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ecin bashkërisht dhe të mbështesin njëra-tjetrën”, sç thuhet në njoftim.

“Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Presidenca thotë se “të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”.