Një rast i vjedhjes së rëndë është regjistruar në Ferizaj, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie dhe kanë përvetësuar një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dëmtuara ka raportuar se nga hapësirat e shtëpisë së saj janë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë, 70 fishekë, para të gatshme, stoli ari, dy orë dore, një çantë si dhe gjësende të tjera personale.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e kapjen e të dyshuarve.