Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 18 tetor 2026, në Manastirin e Shën Justinianit në Gjakovë, do të mbahet shërbesa e shenjtërimit të ujit (Ajazma).
Sipas njoftimit, shërbesa do të udhëhiqet nga Kryepeshkopi Nikolla Xhufka, Primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, dhe do të fillojë në orën 11:00.
Ngjarja do të mbahet në Manastirin e Shën Justinianit, në zonën industriale, në rrugën “Nënë Tereza”, në Piskotë të Gjakovës.
Përmes njoftimit, Kisha ka ftuar besimtarët dhe qytetarët që t’i bashkohen kësaj shërbese fetare.