Sipas mediave italiane, efektivët mbërritën në lokal pas telefonatës së gruas dhe arrestuan në flagrancë shqiptarin, nën dyshimin për përndjekje.
Nga verifikimet paraprake rezultoi se burri dyshohet se e kishte kërcënuar vazhdimisht ish-partneren përmes mesazheve dhe telefonatave, si dhe ishte përpjekur disa herë ta takonte në vendet që ajo frekuentonte.
Kjo sjellje, sipas policisë, i kishte shkaktuar gruas ankth të vazhdueshëm dhe e kishte detyruar të ndryshonte zakonet e përditshme për t’i shmangur.
Situata u përshkallëzua kur burri u shfaq në picerinë ku ndodhej ish-partnerja. E frikësuar, ajo u izolua në tualet dhe kërkoi ndihmën e policisë.
Pas rindërtimit të ngjarjeve dhe verifikimit të sjelljes së dyshuar përndjekëse, policia e arrestoi shqiptarin për veprën penale të përndjekjes. Autoritetet italiane po vijojnë procedurat ligjore për rastin