Kremlini ka mirëpritur deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se Ukraina ka nevojë për një president të ri në vend të Volodymyr Zelensky-t, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një udhëheqës të aftë për të arritur marrëveshje.I dërguari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, i cilësoi deklaratat e Trumpit si “historike” dhe një moment të rëndësishëm. Sipas tij, presidenti amerikan i është bashkuar atyre që mbështesin idenë se Ukraina ka nevojë për një udhëheqje të re, e cila do të angazhohej për paqen. Dmitriev akuzoi gjithashtu Zelensky-n se, sipas tij, po kontribuon në vazhdimin e luftës.