Këngëtarja Ariona Telaku, e cila vepron në Slloveni, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Për Ty”, një këngë që sjell emocione të forta dhe trajton temën e ndarjes, vuajtjes dhe dhimbjes që lë pas një dashuri e humbur, shkruan TV ARBËRIA.
Ajo që e bën këtë projekt edhe më personal është fakti se tekstin e këngës e ka shkruar vetë Ariona, duke i dhënë këngës një dimension më të ndjerë dhe duke përcjellë përmes fjalëve emocionet që shoqërojnë një histori dashurie të përfunduar.
Projekti është realizuar me ABT Records në produksion, ndërsa videoklipi është realizuar nga Smart Production.