Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare: S’e lejojmë t’i ndjekë amerikanët

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare: S’e lejojmë t’i ndjekë amerikanët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), me arsyetimin se kjo gjykatë nuk ka juridiksion mbi qytetarët, ushtarakët dhe udhëheqësit politikë amerikanë.

Në deklaratën e publikuar, administrata amerikane thekson se SHBA-ja nuk është anëtare e gjykatës dhe nuk e pranon autoritetin e saj për të ndjekur penalisht shtetasit amerikanë.

Si pjesë e masave, Uashingtoni synon të ndalojë transaksionet me gjykatën, me qëllim kufizimin e burimeve dhe të aftësisë së saj për të funksionuar.