Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi një tjetër

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtës në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka vrarë gruan, mikun dhe ka plagosur një person tjetër.

Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se është nga familja Bogujevci, nga fshati Livoq, ndërsa dorasi nga familja Ramushi nga Llashtica.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas problemeve familjare dhe pas kërkesës për divorc, mirëpo këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.