Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shefi i AKI pritet nga Presidentja, e njofton për “gjendjen e sigurisë kombëtare “- detaje nga komunikata

Shefi i AKI pritet nga Presidentja, e njofton për “gjendjen e sigurisë kombëtare “- detaje nga komunikata

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjatë takimit, Ajeti e ka uruar Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, Ajeti e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

Po ashtu, në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.