Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Limaj: Me nënshkrimin e ligjit, avokatët mund të kërkojnë kthimin e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës në Kosovë

Limaj: Me nënshkrimin e ligjit, avokatët mund të kërkojnë kthimin e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës në Kosovë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë që me t’u futur në fuqi ligji për Specialen, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa duhet të sillen në Kosovë për të vuajtur dënimin.

Ai përmendi nenet e ligjeve që e parashohin një gjë të tillë.

“Veprimi i parë që duhet me e ba, kqyre, atë ditë që ta nënshkruan presidentja ligjin edhe të futet  ligji…po dua me ua drejtu një porosi avokatëve të Salih Mustafës edhe të Pjetër Shalës, nga ajo e ditë, thirrni avokatët e juaj me bë kërkesë me ju pru në Kosovë se qeshtu e thotë ligji”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Neni 15, 16, 17 i këtij ligji që është miratuar nëse do edhe ta lexoj, e thotë që menjëherë në ditën e futjes në fuqi të këtij ligji, nga ajo ditë munden me fillu procedurat…”.

“Kqyre, neni 16 i këtij ligji thotë dënimi me burgim i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara, vuajtje vuhet në institucionet korrektuese të republikës së Kosovës në pajtim me legjislacionin në fuqi të republikës së Kosovës”.