Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamiti: VV e përkeqësoi gjendjen e Kosovës brenda dhe jashtë vendit

Hamiti: VV e përkeqësoi gjendjen e Kosovës brenda dhe jashtë vendit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, shprehu kritika ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se që nga viti 2021 vendi është përballur me vështirësi të brendshme dhe me probleme në marrëdhëniet ndërkombëtare

Përmes një postimi në Facebook, Hamiti përmendi sanksionet financiare të Bashkimit Evropian, pezullimin e fondeve për projekte në Kosovë dhe ndërprerjen e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si çështje për të cilat ka kritikuar politikat e pushtetit.

Ai rikujtoi gjithashtu se Kosova nuk arriti të anëtarësohej në Këshillin e Evropës dhe ka shprehur shqetësim për mungesën e përparimit në sigurimin e njohjeve të reja ndërkombëtare.

“Prej ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet më 2021, me premtime për ndryshim, Kosova i ka punët më keq brenda, por edhe në marrëdhënie me botën. Kosova ishte nën sanksione të ashpra financiare të BE-së – për herë të parë në historinë e vet – nga mesi i vitit 2023 deri në fillim të vitit 2026. Na u pezulluan qindra milionë euro për projekte jetike për qytetarët e vendit. SHBA-të e pezulluan Dialogun Strategjik me Kosovën në shtator të vitit 2025 për shkak të politikave të Qeverisë së Vetëvendosjes. Kur dukej gati punë e kryer, Kosova nuk ia doli të anëtarësohej në Këshillin e Evropës para dy vjetësh. Ka kohë që për njohje të reja të Kosovës as që flet kush”, shkroi ai.