Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Per krejt ata qe po duan ta minimizojne Ligjin per ndryshimin e Ligjit per Specialen

Per krejt ata qe po duan ta minimizojne Ligjin per ndryshimin e Ligjit per Specialen

Shkruan: Visar Duriqi

 

Fillimisht: shyqyr qe jam n’trip te mire se ua kisha ngjit naj damke ofenduese qe iu kisha ba me kajte.

Sa per sqarim: Vendimet e Gjykates Speciale, jo vetem i 16 shtatorit, jane Vendime Politike te ambalazhuara si Vendime Juridike.

Pra, nje akti te tille kriminal e politik, eshte naivitet me tentu me iu kundervy me nje akt juridik: Ankese ne Apel. Eshte si ajo shakaja e nxansit qe dojke me mbet ne provim, e msusja e pyetje nese “Toka eshte e rrumbullaket’ cfare gjinie ka toka, e dostat ia bajshin shejen e p…. Ai iu kthy: o bire, nuk eshte pune pi… ktu, po mbeta per vjeshte.

Pra: Vendimet jane politike, te paketuara si juridike, pasi qe denimi per njerezit e UÇK-se eshte marre ende pa filluar hetimi.

Derisa ne proces, nuk ka pase asgje te drejtesise: prove jane marre konspiracionet e botuara ne Bota Sot, derisa ndarja mes Prokurorise e Gjykates nuk ka ekzistuar: Kane qene te gjithe bashke kunder te akuzuarve.

Sa i perket paraburgimi: As ne kto shtetet afrikane qe krijohen shpejt nga revolucionet e pasdites, nga gjeneralet bandite, nuk veprohet si ka bere Specialia ne Hage. Aty njerezit nuk jane te paraburgosur. Madje nuk jane as te ndaluar si ne Guantanamo.

Njerezit e UÇK-se aty jane te kidnapuar.

Dhe ne krejt kete Monstrum Politik te pshtjellun n’cellofon si Vendim Juridik, nuk mund te beshe asgje tjeter, nese do qe te kesh efekt, pos : Vendim Politik qe e paketon edhe ti si Vendim Juridik:”… po e ndryshojne ligjin ligjvenesit…”.

Perfundimisht: Nese nje Vendimi Politik i kundervihemi vetem me Ankese, gjasat per te fituar i kemi ZERO. Prape i njejti institucion qe drejtohet nga e njejta fashiste, do te vendos per ankesen.

E, nese si akt politik qe eshte i dalim kunder me nje akt tjeter politik, na mbetet gjasa me na degju dikush: qe ketu dy pale kane problem politik. Njera po tenton ta mbroje te drejten per liri, e tjetra po bene politike te maskuar si drejtesi.

Nuk guxojne te vijme ne situaten: ah, qe edhe keta ne apel kokan te padrejte, hajde tash ne Supreme.

Nuk eshte ky kontest tenderesh ne Komerfiale qe me ta lshu fore avokati: vec edhe do pare ami, se po bahet mire per ty, pe merr qat asfalt me shtru e po shkojme n’Hallkidiki me festu.

Gjykata Speciale ne Hage eshte Fashiste. Vendimet jane politike, dhe te financuara nga Rusis & Serbia. Eshte beteja e radhes e Serbise kunder shqiptarve te Kosoves qe deshtoi ti shfaroste ne vitin 1999.

Ne keto rrethana, vec me besu ne Drejtesi eshte ahmaki. Pra : ju jeni ahmaka.

P.S.

S’mujta pa iu ofendu, se jeni tu e meritu.