Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një postimi, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, i lindur më 23.03.1951, nga Prishtina.
Nga SHKKSH, thuhet edhe se Hafiz Mehmeti është larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij: Mercedes-Benz, ngjyrë hiri Targat: 01-521-QN.
Postimi:
THIRRJE PËR NDIHMË – PERSON I HUMBUR
Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, i lindur më 23.03.1951, nga Prishtina.
Hafiz Mehmeti është larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij:
Mercedes-Benz, ngjyrë hiri
Targat: 01-521-QN
Çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij është shumë i rëndësishëm.
📞 045 112 102
📞 192 – Policia e Kosovës
Ju lutemi, shpërndajeni njoftimin për të ndihmuar në gjetjen e tij sa më shpejt dhe kthimin e tij të sigurt pranë familjes.