Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çitaku kishte preferuar Justina Shiroka-Pulën për Presidente edhe më 2022, deklarata e saj

Çitaku kishte preferuar Justina Shiroka-Pulën për Presidente edhe më 2022, deklarata e saj

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, në vitin 2022 kishte deklaruar se do të preferonte Justina Shiroka Pulën për Presidente të Kosovës kur ishte përgjigjur në një pyetje të moderatorit Besim Dina se kush duhej të ishte në krye të institucioneve sipas saj.

“E kisha bërë Justina Pulën”, kishte thënë Çitaku në Oxygen atëherë, duke thënë se ajo kishte qenë në PDK, por se nuk ishte më anëtare.

Shiroka-Pula u zgjedh Presidente pas një dakordimi të minutave të fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’së mesnatën në mes të 6 e 7 tetorit.

VV propozoi kreun e ASHAK’ut, ndërsa PDK tha se kandidatura e saj ishte e pranueshme.

Shiroka-Pula u zgjodh Presidente me 81 vota në rundin e parë të votimit.