Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.
“E urojmë përzemërsisht Shkëlqesinë e Saj, Dr. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen e saj Presidente të Republikës së Kosovës. Presim të punojmë me ju dhe të forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin mes popujve tanë”, ka shkruar ambasadori hungarez.