Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate zvicerane.
Kështu thuhet në njoftimin e Lëvizjes vetëvendosje në të cilin mes tjerash thuhet se bashkëpunimi mes dy partive do të jetë në nivel të organizimit, politikës së jashtme, udhëheqjes, dhe diasporës.
“Të vetëdijshëm për lidhjen e ngushtë mes popujve tanë dhe duke synuar ngritjen e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy partive tona në një nivel të ri brenda frymës së bashkëpunimit dhe në interes të drejtësisë, solidaritetit dhe paqes, palët dakordohen për një sërë çështjesh thuhet në fillim të Memorandumit të Bashkëpunimit që u nënshkrua sot mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partisë Socialdemokrate zvicerane.
Bashkëpunimi mes dy partive tona do të jetë në nivel të organizimit, politikës së jashtme, udhëheqjes, dhe diasporës. Do të ndajmë dije dhe përvojë që lidhen me këto fusha njëherazi duke synuar politika promovuese dhe zhvillimore mes dy vendeve tona në ekonomi, përfshirje më të madhe të diasporës në jetën politike dhe institucionale, përshpejtim të proceseve integruese në institucione të BE-së, dhe mbështetje të ndërsjellë për zgjedhjet nacionale në të dy vendet tona.
Këtë memorandum në nivelin e liderëve partiak, e nënshkruan Kryetari i PS zvicerane, z. Cédric Ëermuth dhe Kryetari i LVV, z. Albin Kurti, i cili ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LVV, z. Alim Rama dhe Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga LVV, z. Hajrulla Ceku”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria