Dardan Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjes së Presidentes së re, duke thënë se vendi ka dalë momentalisht nga ngërçi politik.
“Kompromisi është art i politikës, hileja është varfëri e saj”, ka shkruar Krasniqi, duke theksuar se kur lidershipi i pranon problemet si politike, atëherë njeh edhe kompromisin si rrugë për zgjidhjen e tyre.
Ai ka uruar të mirën për qytetarët e Kosovës dhe suksese për Presidenten e re.
“Tash, egon ta kthejmë në aftësi, politikën në projekte, e qeverisjen në rezultate për qytetarin”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, Kosova përballet me sfida të mëdha dhe tani është koha për punë.
“Kompromisi është art i politikës, hileja është varfëri e saj. Kur kompromisi ndërtohet mbi sinqeritetin, i shërben shtetit. Kur ndërtohet mbi hile, e dëmton besimin dhe e shtyn Kosovën edhe më larg nga zgjidhja”, ka deklaruar ai.
Krasniqi ka theksuar se shteti nuk ndërtohet me manovra, por me përgjegjësi.
“Shteti nuk ndërtohet me manovra, por me përgjegjësi. Kosovë ❤️”, ka përfunduar ai.