Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu uron Justinën Shiroka Pula: Uroj që bashkimi i territ të kthehet në bashkim drite

Kryeziu uron Justinën Shiroka Pula: Uroj që bashkimi i territ të kthehet në bashkim drite

Qëndrim Kryeziu, ka uruar Justina Shiroka Pulën për detyrën e re, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të sjellë bashkëpunim dhe punë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Kryeziu tha se uron që “dashnia e zorit” të kthehet në dashni të sinqertë dhe që, siç u shpreh ai, “ky bashkim i territ të kthehet në bashkim drite për çdo qytetar të vendit tonë”.

“Urime detyrën, zonja Justina Shiroka Pula! Një zonjë e merituar për atë detyrë. Uroj t’i përfundojë detyrat e mëdha që i ka përpara, uroj t’i shtyjë sa më shpejt aty ku duhet dhe të na i kthejë Çlirimtarët në vendlindje sa më parë!”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka kritikuar gjithashtu vonesat në formimin e institucioneve, duke thënë se qytetarët nuk duhet të përballen më me situata të tilla.

“Uroj që të mos kemi më kështu vonesa të zorit, ku për dy vite na lanë pa institucione, duke e degraduar vendin për inate personale e për asgjë tjetër, ku shkatërruan çdo gjë”, ka deklaruar ai.

Në fund, Kryeziu ka bërë thirrje për bashkëpunim politik dhe projekte madhore, duke theksuar nevojën për zhvillimin e vendit dhe ndaljen e largimit të të rinjve.

“Uroj që kjo dashni në minutat shtesë të bëhet dashni e sinqertë, për të mirën e çdo qytetari të Kosovës. Ishte UÇK-ja ajo që na bashkoi, disa me hatër e shumë të tjerë nëpër sheshe me qejf. Uroj të shtyhemi për projekte madhore, për të mirën e fëmijëve tanë, që të mos ikë rinia, por ta zhvillojmë vendin tonë dhe të mos kemi teke e inate personale të panevojshme”, ka përfunduar Kryeziu.