Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndalohet puna në dy objekte ndërtimi në Gjakovë për shkak të mungesës së masave të sigurisë

Ndalohet puna në dy objekte ndërtimi në Gjakovë për shkak të mungesës së masave të sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës.

Gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi lidhur me masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e mangësive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.