Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Goditet për vdekje një këmbësor në Viti

Goditet për vdekje një këmbësor në Viti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një këmbësor është goditur për vdekje në Viti.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 14:45.

“Viti, 06.10.2026 – 14:45. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.