Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Ekrem Selimit dhe Fatlum Zogajt

Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim Ekrem Selimit dhe Fatlum Zogajt

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji Ekrem Selimit dhe Fatlum Zogajt, të ndaluar pas zhvillimeve të 5 tetorit në Prishtinë.

Selimi, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, ishte ndaluar pas protestës së së dielës në kryeqytet dhe më pas ishte sjellë nën përcjellje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, Zogaj dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, lidhur me incidentin ku ishte përfshirë deputeti Fahrush Rexhepi.

Zogaj fillimisht ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit.

Pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur që Selimi dhe Zogaj të dërgohen në paraburgim për nga një muaj

Rasti lidhet me tensionet dhe përplasjet e regjistruara gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë.

Lajmi në përditësim…

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.