Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se, nëse opozita ka vullnet për votimin e presidentit, kjo parti është e gatshme për mbajtjen e seancës.

Ndërkohë, një ditë më parë, Kuvendi miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por seanca përfundoi pa u zhvilluar leximi i dytë.

Përplasjet rreth rendit të votimeve sollën përplasje mes LVV-së dhe PDK-së, me këtë të fundit që kërkoi përfundimin e procesit për Ligjin për Specialen para zgjedhjes së presidentit.

Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon sot, më 6 tetor, ndërsa dështimi për zgjedhjen e tij brenda afatit do të çonte drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.