Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dhuna në protestë, Rrustemi: Të gjithë e dinë, por sidomos ne të VV’së, që kur goditet policia ajo reagon

Dhuna në protestë, Rrustemi: Të gjithë e dinë, por sidomos ne të VV’së, që kur goditet policia ajo reagon

Adnan Rrustemi nga VV’ja, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, ka folur për situatën në vend.

Rrustemi, ka komentuar protestën e djeshme duke thënë se kur goditet policia, atëherë këta të fundit reagojnë, gjë të cilën e dinë ata të VV’së.

‘’Protesta është legjitime, për sa kohë është e qet edhe respektohet. Në anën tjetër, kur goditet policia ju gjithë e dini që policia reagon, e sidomos ne të VV’së e dimë që kur goditet policia, policia reagon në përputhje me mënyrën e tyre të veprimit dhe praktikat e përcaktuara.  Unë nuk e kuptoj se për çfarë po proteston PDK’ja. Ne jemi të gatshëm për të ulur për të diskutuar dhe të gjetur një zgjidhje.’’, ka thënë ai.