Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka përfunduar në Emergjencën e Prishtinës, pas përshkallëzimit të protestës, raporton Klan Kosova.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Gucati shihet duke dalë nga një ambulancë, para objektit të Emergjencës.
Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, të paktën një zyrtar policor është lënduar, ndërsa është raportuar se gjendja e disa protestuesve është përkeqësuar si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.