Avokati nga Kosova, Xhevdet Smakiqi, në një intervistë për Kosova Live në T7 ka folur për qëndrimet e partive politike sa i përket nismës së PDK’së për të ndryshuar Ligjin për Specialen.
Smakiqi ka thënë se edhe gjenerata e re e LDK’së po e vazhdon atë përçarjen e vjetër të viteve 98-99 sa i përket UÇK’së teksa përmend faktin se në LDK ka edhe deputetë që kanë dashur dënimin e liderëve të UÇK-së, duke përmendur Hashim Thaçin.
Ndërkohe për VV’në, Smakiqi ka thënë se votimi i tyre në lexim të parë ka qenë i pasinqertë.